75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shkëlqen tek Interi, Martinezi kërkohet nga skuadra e Premierligës

Manchester Unitedi po mendon seriozisht për transferimin e Lautaro Martinezit, me “El Toron” që po shfaq një formë fantastike me Interin.

“Djajtë e Kuq” do të tentojnë të gjejnë një marrëveshje me zikaltrit në fund të sezonit, ku vlen për t’u përmendur që Lautaro ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh.

Edhe pse ishte përfolur që Interi do t’i ofronte rinovimin, ku edhe do të zhdukte klauzolën, asgjë ende nuk ka ndodhur dhe Manchester Unitedi nuk kërkon të humbë kohë. Barcelona gjithashtu ka shfaqur interes për sulmuesin, i cili po shfaq rritje ndeshje pas ndeshjeje.