Messi kryen dënimin, i gatshëm për aksion te Argjentina
Lionel Messi u dënua me tre muaj nga Conmebol për shkak të kritikave të tij.
Trajneri, Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Brazilit dhe Uruguait në nëntor.
Dhe brenda listës, është edhe Lionel Messi. Ai u pat dënuar gjatë periudhës kur zhvillohej Kupa e Amerikës.
Ai ishte ankuar se ‘Conmebol’ është e korruptuar pas gabimeve të panumërta gjatë ndeshjes./Indeksonline/