75 Mall Live Search
08:19 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tottenhami dënon 48 tifozë, që u shitën bileta fansave të Cërvena Zvezdës

Tottenhami u ka dhënë ndalime të pacaktuara 48 tifozëve që ua shitën biletat mbështetësve të Red Star Beogradit për ndeshjen e javës së kaluar në Champions League.

Përkrahësit e ekipit serb ishin ndaluar të blinin bileta pas akuzës së tyre për sjellje raciste në korrik, por më shumë se 200 ishin brenda stadiumit të Tottenham Hotspurit.

Spursi zbuluan që një anëtar i tifoklubit bleu më shumë se një biletë dhe ilegalisht i shiti ato, transmeton Indeksonline.

Tottenhami fitoi ndeshjen e Grupit B 5-0./Indeksonline/