75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Po shkojnë trajnerët “si hallvë”, Superliga e shkarkimeve

E nisën Ismet Munishi, Ardian Nuhiu, Gentian Mezani, Mirel Josa, Tahir Batatina, Dejan Vukiceviq, Tahir Lushtaku, Shpëtim Idrizi,  Bekim Isufi, Bekim Shotani, Artim Shaqiri dhe Djengis Redjepi.

Qysh në javën e 13-të, pesë prej atyre që e filluan sezonin janë larguar nga ekipet përkatëse.

Mirel Josa, Dejan Vukiceviq, Bekim Shotani, Artim Shaqiri dhe Djengis Redjepi janë shkarkuar, ndërsa Prishtina dhe Vushtrria i kanë shkarkuar nga dy trajnerë duke futur në listën e të larguarve edhe Bylbyl Sokolin e Antonio Tomën, shkruan Indeksonline

Konkurenca shumë e fortë e këtij sezoni në Superligë ka bërë që deri tash të largohen 7 trajnerë nga pozitat e tyre me ekipet e Superligës.

Sot, me fillim nga ora 17:00 Feronikeli do ta prezentojë trajnerin e ri, e që sipas gjitha gjasave do të jetë ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku./Indeksonline/