Një tifoz i vogël shndërrohet në portierin e Liverpoolit për “Halloween”-in, ja reagimi i Alissonit
Dje ishte festa e “Halloween”-it dhe shumë njerëz shndërrohen në personazhe të ndryshme.
Diçka krejt tjetër kishte vendosur ta bënte ky tifoz i vogël i portierit të Liverpoolit, Alisson Becker.
Babai i tij i bleu trikot e portierit dhe ia ngjyrosi edhe mjekrrën në formën se si e mban edhe Alissoni, duke e postuar në Twitter dhe duke treguar se sa i lumtur ishte djali për këtë dhuratë që i ishte bërë.
Nga ana tjetër, portieri brazilian sot e ka shpërndarë këtë foto në profilin e tij në Twitter, duke treguar se ndiehej i lumtur./Indeksonline/

