75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mblidhte ëmbëlsira për “Halloween”-in, një 7- vjeçare qëllohet me armë

Në mbrëmjen e “Halloween”-it, një vajzë 7-vjeçare ishte duke bërë xhiron e në lagje me familjen e saj kur u godit nga një plumb në qafë.

Ngjarja ndodhi në Chicago, ku fëmija, i cili u maskua si bletë, është në spital dhe në gjendje të rëndë.

Fëmija me sa duket e gjeti veten midis një grupi njerëzish që dikush papritmas hapi zjarr.

Në Chicago, të shtënat me armë zjarri dhe episodet e dhunës janë tashti një plagë e vërtetë e qytetit.