Dy ndeshje brenda ditës për Liverpoolin, flet Kloppi
Kualifikimi më tej i Liverpoolit në Carabao Cupi solli më shumë telashe sesa përfitime trajnerit, Jurgen Klopp.
Kjo pasi që në ndeshjen e ardhshme të kësaj kupe, Liverpooli, do të jetë në Katar për ta luajtur gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.
Nga mediat u njoftua se mund të bëhen dy ekipe dhe të luhen të dyja ndeshjet brenda një dite, por këtë mundësi nuk e pëlqeu aspak gjermani, Jurgen Klopp.
“Nuk ka vendim përfundimtar, nëse luajmë në Katar nuk mund ta lëmë asnjë lojtar në shtëpi. Dy ndeshje në një periudhë të zënë, nuk mund të marrim vetëm 11 lojtarë. Nuk funksionon kështu”, u shpreh Kloppi./Indeksonline/