75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Carlos Tevez tregon dallimet në mes Ronaldos dhe Messit

Nuk ka shumë futbollist që kanë pasur fatin të luajnë edhe me Messin po ashtu edhe me Ronaldon.

Por Carloz Tevez ka luajtur me të dy, andaj ai ka folur për dy futbollistët më të mirë në botë dhe mënyrën e tyre të stërvitjes.

Për Ronaldon Tevez tha “Ai e kalon tërë ditën në palestër, është i fiksuar. Mbaj mend që ne duhej të stërviteshim në orën 9, arrita në 8 dhe ai ishte tashmë atje. Kështu që u përpoqa të shkoja në 7:30 dhe ai ishte tashmë atje. Bëra gjithçka për të arritur atje para tij, mbërrita në fushë në orën 6:30, por ai ishte tashmë atje”.

Kurse për Messin tha “Messi nuk është si ky, tek ai gjithçka vjen natyrshëm. Por për atë që nuk i vjen e natyrshme, ai e stërvit për një kohë. Një herë nuk po i bënte goditjet e lira mirë, kurse tani ai i gjuan të gjithë në qoshe. Ai u stërvit dhe u përmirësua”.

Ronaldo është dashur të fitojë gjithçka që ka ndërsa Messi thjesht ngrihet dhe e bën atë që është duke e bërë, tha Tevez./Indeksonline/.