Berisha i shënon ish skuadrës së tij
Ekipi i Besart Berishës, Western United është duke fituar si mysafir ndaj Melbourne Victory me rezultat 2:3.
Ishte Melbourne që kaluan të parët në epërsi madje të dyfishtë, ndërsa fillimisht Diamanti e më pas edhe Besart Berisha barazuan rezultatin.
Berisha i shënoi gol ish-skuadrës së tij, shkruan Indeksonline.
Golin e epërsisë për Western United e realizoi Scott McDonald në minutën e 51-të./Indeksonline/