Këto janë ndeshjet që do të luhen sot në Laliga
Liga e spanjës çdo herë ka ditur të sjellë emocione, gjatë ditës së djeshme pati ndeshje mjaftë interesante dhe po ashtu befasi.
Pasi që Barcelona humbi kurse Real Madridi mbeti me vetëm një pikë duke barazuar me Real Betisin.
Ndërsa sot ndeshjet në Laliga do të fillojnë nga ora 12:00, ku do të luaj Valladolid kundër Mallorcës.
Në orën 14:00 Villareali e pret në shtëpi Athletico Bilbaon, nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja në mes Osasunës dhe Alavesit.
Kurse tri ndeshjet e fundit do të zhvillohen nga ora 18:30 dhe 21:00, Celta Vigo kundër Getafes, Leganes-Eibar dhe Granada Real Sociedad./Indeksonline/.