75 Mall Live Search
10:54 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj kujton Çettën, kujtimi për të nuk është zbehur as pas 24 vjetësh

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 vjetorin e vdekjes së Anton Çettës.

Haradinaj përmes një shkrimi ka thënë se iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi.

“Kujtimi për të nuk është zbehur as pas 24 vjetësh që nga vdekja e tij”, shtoi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat./Indeksonline/