Shet xhaketën e filmit kult për të ndihmuar pacientët me kancer
Olivia Newton-John ka vendosur të shesë disa sende nga karriera e saj e gjatë për të mbledhur para për një spital për trajtimin e kancerit.
Ajo hodhi në shitje gjithashtu një xhaketë lëkure të zezë që veshi në filmin “The Brilliant” në një ankand të mbajtur në Beverly Hills, me një çmim prej 200,000 dollarë, transmeton KosovaPress.
Aktorja, e cila u diagnostikua me kancer 27 vjet më parë, ka thënë se do të dhurojë shumë para në një spital që themeloi në Melburn, Australi.