Deputeti shqiptar i kërkon falje biznesmenit gay: Më thanë o fale o të çoj në burg!
Deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi falje ndaj komunitetit “LGBTI”, pas deklaratave fyese ndaj biznesmenit gay Elton Ilirjani.
Teksa i përgjigjej një komentuesi në rrjetet sociale, Gjuzi shprehej: “Ishalla e varin kuksianët”.
I ftuar në “Thumb On” në RTV Ora deputeti i Partisë Konservatore tha se kjo ishte hera e parë që kërkonte falje publikisht.
Kujtim Gjuzi: Ai nuk është për të qenë. Ti i thotë dhe komisionerit nga diskriminimi që ‘O do të kërkojë falje Gjuzi, o s’ka’. Ishte rasti i parë në jetën time që kërkoj falje. Unë i kërkova se tha komisioneri, ose fale ose të çoj në burg. Unë burgun, gjykatën dhe gratë i kam më frikë nga të gjitha.