Maska me vaj ulliri për fytyrë dhe flokë
Maska te ndryshme me baze vajin e ullirit, qe do t’ju bejne te keni lekure te bukur dhe floke te forte e plot shkelqim, pervec ketyre do t’ju falin edhe nje pamje me te shendetshme.
Vaji i ullirit ka antioksidantë, vitamina A dhe E të cilat janë shumë të dobishme për të përshpejtuar rritjen e flokëve, dhe per t’i dhuruar lekures elasticitet dhe freski. Keto maska jane hidratuese te mira per lekuren e fytyres, per forcimin dhe shkelqimin e flokeve, per qetesimin e lekures apo zbutjen e flokeve te thate.
Maske me vaj ulliri dhe kastravec – per cdo lloj lekure – hidratues
1 luge vaj ulliri
1 luge qumesht
1 kastravec i bluar
Perzieni gjithe perberesit. Aplikojeni mbi fytyre dhe mbajeni 20 minuta.
Maske flokesh me vaj ulliri dhe mjalte (per floke te thate kacurrela)
2 – 3 luge vaj ulliri
1 – 2 luge mjalte
1 filxhan vaj kokosi
Merrni nje tas te paster dhe bashkoni te gjithe perberesit duke i perziere mire me njeri-tjetrin.
Aplikojeni masen fillimisht ne rrenjet e flokeve, duke perdorur furcen e flokeve qe perdorim kur lyejme floket.
Perqendrohuni me shume tek majat.
Masazhojini floket per 2-3 minuta. Mbajeni masken rreth nje ore.
Lajeni koken si zakonisht. Perseriteni nje here ne jave.
Maske me vaj ulliri dhe tershere – per lekure te yndyrshme
1 lugë tërshërë
1 lugë vaj ulliri
1 lugë qumësht
¼ lugë kripë
Perzieni të gjithë perberesit dhe apikojeni masken ne fytyre. Mbajeni 15 minuta.