Kush janë njerëzit me fat, që fituan disa herë në lotari?
Amerikani Rolf Rhodes ka fituar 1 milion dollarë në lotarinë në Massachusetts, ndërkohë që të njëjtën lotari e kishte fituar edhe një vit më parë.
Majin e vitit të kaluar ai fitoi 650.000 dollarë të cilat zgjodhi t’i merrte në dorë menjëherë, në vend që t’i dorëzohej një çek prej 50.000 dollarësh për njëzet vjet.
Por, ende pa kaluar një vit i plotë, ai mori këtë super çmim të dytë, me të cilin nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ka edhe disa raste të tjera që kanë fituar disa herë lotarinë.
Në vitin 2013, James Bozeman nga Florida fitoi 3 milionë dollarë, kurse një vit më parë kishte marrë çmimin e 10 milionë dollarëve.
Në Francë, një burrë fitoi 1 milion euro kur luajti në lotarinë EvroMillions më 2016 dhe 2018. Probabiliteti për këtë, ishte 1 në 16 mijë miliardë.