75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Publikohet sot balada e re e legjendës, Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu, duke u bazuar në bagazhin e tij muzikorë si dhe dekadave që qëndron në skenën muzikore, lirisht mund të konsiderohet si legjendë e muzikës shqiptare, shkruan Indeksonline.

Derisa ka mbushur 72 vjet jetë, ai ende vazhdon të jetë mjaft aktiv në publikimin e këngëve të reja, madje energjia nuk i mungon fare Sabri Fejzullahut.

Ai ka paralajmëruar se sot, më 4 nëntor 2019, në orën 18:00, do ta promovojë baladën e tij të re.

Pritet që edhe kjo këngë, si të gjitha këngët e tij të shndërrohet në një hit. /Indeksonline/