75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edhe një rast tjetër: Gjenden 41 emigrantë në një kamion frigorifer

Policia greke ka gjetur në një kamion frigorifer 41 emigrantë. Ata janë kapur në autostradën në veri të vendit.

Emigrantët, shumica afganë nuk janë lënduar ka thënë policia, duke shtuar se sistemi i ftohjes në kamion nuk ishte i aktivizuar.

Policia e ka ndaluar kamionin gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të qytetit Ksanti.