Ish-bashkëlojtari i Shaqirit do të jetë trajner te skuadra e Florent Musliajt
Alexander Frei njihet si një ndër futbollistët më të mirë të Zvicrës. Pas karrierës së gjatë si lojtar, ai ka nisur punën e trajnerit.
Gazeta zvicerane “Blick”, shkruan se Frei është kandidati kryesor për t’u emëruar trajneri i Hannoverit 96.
Skuadra gjermane shkarkoi trajnerin Mirko Slomka dhe gjatë kësaj jave do ta zyrtarizojë pasuesin e tij, transmeton Indeksonline.
Te Hannoveri luajnë dy futbollistët kosovarë Florent Musliaj dhe Valdrin Mustafa.
/Indekonline/