75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Pejë, Policia gjen tri armë e një karikator

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 5 nëntor 2019 rreth orës 06:00, të asistuar edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), si dhe njësitë patrulluese, kanë zbatuar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, për bastisjen-kontrollin e të dyshuarit dhe shtëpisë së tij.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

  • V. S.                 lindur me 1992                m/k/sh

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • tri armë dhe 3 karikatorë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të cilët edhe janë duke u marrë me rastin.

Në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.