75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dortmund e përmbys Interin, Hakimi ua ndal gëzimin italianëve

Borusia Dortmund ka fituar me përmbysje ndaj Interit në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kanë mposhtur Interin me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur.

Italianët ishin në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë, duke bërë të mendohet se do të fitojnë lehtësisht këtë ndeshje.

Golat për neroazurët i shënuan Martinez në minutën e 5 dhe Vecino në minutën e 40-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Dortmundi u rikthye duke përmbysur rezultatin.

Golat për gjermanët i shënuan dy Hakimi në minutat 51 dhe 77 dhe një Brandt në minutën e 64-të.

Barcelona vazhdon kryesimin me 8 pikë në grupin F, Dortmund është e dyta me 7 pikë, Inter në vendin e tretë me 4 pikë derisa Slavia e fundit me 2 pikë. /IndeksOnline/