75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

47 aksidente brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale, raporton Indeksonline.

Aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit.

Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë shkelur rregullat e trafikut, ka shqiptuar 1.753 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/