Kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, ndotin rrugët me baltë
Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh jo vetëm në trafik, por edhe atë urbanistik.
Çdo ditë shohim ndërtime të reja, të cilat ia kanë zënë frymën edhe vet kryeqytetit, madje duke ia humbur krejtësisht imazhin që kishte dikur, shkruan Indeksonline.
Por, përveç ndërtesave shumëkatëshe që bëjnë, kompanitë e ndërtimit po ndotin edhe ambientin.
Në një fotografi mund të shihni se si rruga “Beqir Kastrati” është zhytur në baltë nga kamionët e kompanive të ndërtimit./Indeksonline/
