75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dështuan provimet për patentë të shoferit, ekzaminerët pa kontrata pune

Kandidatët të cilët kishin aplikuar të hynin në provime për patentë shofer në Qendrën e Patentë shoferit në Prishtinë, sot nuk kanë pasur mundësi t’i nënshtroheshin këtij provimi, pasi ekzaminerët munguan për shkak se nuk kishin kontrata pune.

Kaosi në këtë qendër ka ardhur pas hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi më 11 shtatori.

Zyrtarë të kësaj qendre nuk pranuan të flisnn përveç se kërkuan që të merrim informacione në Ministrinë e Infrastrukturës, lidhur më këtë çështje.

Fillojetë Konjuhi nga Ministria e Infrastrukturës, tha nëpërmjet telefonit se kandidatët sot nuk kanë mundur të futenshin në provime, shkaku i shkëputjes së disa kontratave për zyrtarë të Qendrës së Patentë Shoferit në Prishtinë.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi më11 shtator, ka ndikuar që të shkëputeshin kontratat për zyrtarët. Ajo çfarë kë ndodhur sot në Qendrën e Patentë Shoferit, është për shkak të këtij ligji, që ishte dashur të shkëputeshin kontratat në vepër”, theksoi shkurt Konjuhi.

Konjuhi nuk ka dhënë informacione të tjera për numrin dhe çfarë do të ndodhë më tej.

“Për informacione më të hollësisht do t’ju njoftojmë nëpërmjet një komunikate”, tha ajo.

Ndërsa, kandidatët të cilët ishin paraparë të futeshin sot të provime, pohuan prapa kamerës se nuk kanë qenë të njoftuar për anulimin e këtij provimi, teksa theksuan se kaosi i sotëm nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.

Njëri prej tyre tha se sipas orarit kishin shkuar sot për të hyrë në provim për patentëshofer, por për të gjithë kandidatë është kërkuar që të shtyhet me arsyetimin se mungojnë ekzaminërët.