Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos iu ‘shkrin’ me dedikimin romantik për futbollistin
Ajo bëri famë që nga lidhja me një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.
Georgina Rodriguez tashmë nuk është e panjohur për botën dhe komentohet për secilën lëvizje që bën, shkruan Indeksonline.
25 vjeçarja është mjaft e ndjekur edhe në rrjetin sociale ‘Instagram’ që numëron mbi 14 milionë ndjekës, ku edhe bën postime të ndryshme nga angazhimet profesionale, por edhe nga jeta private.
Jo të rralla zeshkania seksi i ka dedikimi edhe për bashkëshortin dhe babin e fëmijëve të saj, Cristiano.
Një të tillë e ka bërë edhe së fundi teksa ka shkruar një mesazh dashurie përkrah fotove me futbollistin.
“Të shikoj në sy dhe aty shoh të gjithë botën time”, ishte mbishkrimi që Rodriguez bëri sipër imazheve.
Ndryshe, Ronaldo dhe partnerja e tij së fundi morën pjesë në ndarjen e çmimeve ‘Video Music Awards’./Indeksonline/