Andre Gomes flet për herë të parë pas lëndimet: Me fjalë emocionuese falënderon të gjithë që i qëndruan pranë
Mesfushori portugez, Andre Gomes pësoi në fundjavën që e lamë pas një dëmtim të rëndë, duke e thyer këmbën në kyç.
Ai e la lojën në pjesën e dytë, kur një ndërhyrje e Heung Min Son, e lëndoi lojtarin që iu nënshtrua të hënë operimit që e kreu me sukses.

Gomes i ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur.
“Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini tashmë gjithçka shkoi mirë. Unë tashmë jam në shtëpi me familjen time”.
“Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe energjinë pozitive. Faleminderit”, ka thënë ai.
Thank you for your unconditional support! ?
— André Gomes (@aftgomes) November 6, 2019
Obrigado pelo vosso apoio incondicional! ?
¡Muchas gracias por todo vuestro apoyo! ? pic.twitter.com/KEz31pvWD2
Mesazhi i tij vjen një ditë pasi u lëshua nga spitali.