75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjatë 24 orëve të fundit 55 aksidente

20 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar nga gjithsej 55 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëvë të fundit në territorin e Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Njësitet e Policisë së trafikut kanë shqiptuar mbi 1,400 tiketa trafiku për kundërvajtësit që i kanë thyer rregullat e komunikacionit.

Forcat e rendit poashtu njoftojnë se kanë arrestuar 17 persona, 11 i kanë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit, për shkak të veprave penale që bien ndesh me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.