KQZ tregon nga sa deputetë do t’i kenë subjektet politike
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese duke vazhduar më pas me Lidhjen Demokratike të Kosovës si parti e dytë.
Ndryshe Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka deklaroi se Vetëvendosjeje do të ketë 32 deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.
Vetëvendosje 32 deputetë, LDK 29 deputetë, PDK do të ketë 25 deputetë, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë i takojnë 14 deputetë, Listës Serbe do t’i takojnë 10 deputetë, koalicioni VAKAT dy deputetë, Kosova Demokratike Turke parti do të ketë dy deputetë, Partia Liberale Egjiptiane dy deputetë e kështu me radhë, raporton Indeksonline.
KQZ ka bërë të ditur edhe emrat e kandidatëve në bazë të partive të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/
