Mozziku publikon këngën e re “Dhelpër dinake”
Reperi i njohur, Mozzik sapo ka promovuar projektin e tij më të ri.
Kënga e cila mban titullin: “Dhelpër dinake”, është vizuelizuar edhe me një videoklip, shkruan Indeksonline.
Kënga flet për një lidhje dashurie, e cila nuk ka funksionuar siç duhet.
Kujtojmë faktin se nuk ka shumë kohë që Mozziku është ndarë nga Loredana dhe ndoshta kënga në fjalë flet pikërisht për atë.
Megjithatë a do të pëlqehet kënga e re nga fansat e Mozzikun, do ta shohim ditëve në vijim … /Indeksonline/