Komuna e Lipjanit me tri drejtoresha të reja
Komuna e Lipjanit në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të përfaqësohet me tre deputet.
Është hera e parë që Lipjani do të ketë tre përfaqësues në një legjislature, shkruan Indeksonline.
Shkelzen Hajdini, Vlora Limani-Hajnuni dhe Ilir Tasholli janë tre lipjanasit që do ta përfaqësojnë qytetin e tyre në parlament.
Të tretë janë drejtor nëpër drejtori të ndryshme në komunë. Pasi janë zgjedhur deputet, ata do të lirojnë detyrat e tyre në komunë.
Indeksonline mëson se kryetari i komunës, Imri Ahmeti ka vendosur që të tri drejtorit të udhëhiqen nga gjinia femërore.
Pas zgjedhjes deputet të Shkelzen Hajdinit, Vlora Limani-Hajnuni dhe Ilir Tasholli, drejtoritë që do të mbesin pa drejtor janë: Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale dhe Drejtoria për Shërbime Publike.
Ende nuk është vendosur se kush do të jenë tri drejtoreshat e reja por së shpejti kryetari Ahmeti pritet të sjellë vendimin e tij. /Indeksonline/