Me supergol dhe Asist, Fidan Aliti e shpëton skuadrën e tij nga rënja
Kalmar edhe një vit do të mbetet në nivelin më të lartë të futbollit suedez.
Ata fituan në barazh kundrejt Brage me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas dy ndeshjeve, shkruan Indeksonline.
Kjo fitore erdhi falë golit dhe asistit të mbrojtësit të Kosovës, Fidan Aliti.
Në ndeshjen e dytë, ku përfundoi me rezultat 2-2, Aliti shënoi në minutën e 61-të.
Tre minuta para fundit “muri” kosovar asistoi për mrekulli te goli i dytë i realizuar nga Hallberg. /IndeksOnline/