Veç “baksuzi” ma i madh mundet me ia hup titullin Liverpoolit
Liverpooli ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion pas 30 vitesh.
Reds kanë mposhtur rivalin direkt, Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Fabinho në minutën e gjashtë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Mohamed Salah në minutën e 13-të, pas një krosimi nga Robertson.
Golin e tretë e realizoi Sadio Mane në minutën e 51-të. Ai realizoi me kokë pas krosimit të Henderson.
Golin e vetëm për Manchester Cityn e realizoi Bernardo Silva në minutën e 78-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Liverpool përforcon kreun me 34 pikë, tetë më shumë se Leicester dhe Chelsea derisa City bie në vendin e katërt me 25 pikë. /IndeksOnline/