75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht stacioni policor në Malishevë, me datën 10 nëntor 2019, në orën 02:15, ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vëhen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S.K., 49-vjeç, F.P., 45-vjeç dhe K.H., 34- vjeç.

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen. Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: një automjet të tipit Passat, para në vlerë 377.76 euro, 50 denarë, 2 shalle të zinj, 2 kapela të zeza, 2 palë dorëza pune, 2 kaçavida, 6 mbushje të telefonit dhe 4 telefona.

Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fotografi nga provat e sekuestruara: