Rrugëve të Prishtinës, arrijnë 3 “Dardanët” e parë
Yjet e Kosovës kanë filluar të vijnë në Prishtinë për përgatitjen e ndeshjeve që do të zhvillojnë me Çekinë dhe Anglinë.
Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Florent Hadergjonaj tashmë ndodhen në kryeqytet dhe janë parë duke ecur bashkë, transmeton Indeksonline.

Hadërgjojnaj dhe Muriqi pritet të jenë startues, kurse Nuhiu nuk ka gjetur vend kohët e fundit.
Pritet që shkëlqimin që treguan në ndeshjet e kaluara, futbollistët e Kosovës ta tregojnë edhe në këto dy ndeshje tejet të rëndësishme./Indeksonline/


