75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar, këta janë deputetët e Nismës

Albert Krasniqi, njohësi i punës së Kuvendit, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, ka thënë se nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

  1. Fatmir Limaj
    2. Behxhet Pacolli
    3. Endrit Shala
    4. Haxhi Shala
    5. Mirlinda Sopi Krasniqi
    6. Albulena Balaj Halimaj

Sipas tij, nëse kjo gjë ndodhë, atëherë në krahasim me rezultatet e shpallura, katër partitë e parë do të kenë ndryshime në numrin e deputetëve.


– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak