75 Mall Live Search
17:22 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Istogu ‘shpërthen’ pas sulmeve në Prizren, ja ndërhyrja ‘horror’ që nuk u sanksionua

Skuadra e Istogut ka publikuar prova me të cilat shfaq hapur parregullësitë që ngjan në ndeshjen e fundit kundër Lirisë, ku prizrenasit fituan 1-0.

Megjithatë, Istogu ka ngelur tepër i frustëruar me mikrëpitjen e vendësve, ndarjen e drejtësisë, sulmin ndaj lojtarëve të tyre nga persona të panjohur dhe lojën e ashpër të futbollistëve të Lirisë.

Pas ndeshjes futbollisti Selim Bajramaj u detyrua të mjekohej në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pasi u lëndua rëndë në shpinë, shkruan Indeksonline.

Në faqen zyrtare në Facebook, Istogu ka publikuar disa video ku vërehet një ndërhyrje ‘horror’ e futbollistit të Lirisë, që nuk sanksionohet fare nga gjyqtari Ilir Mehmeti.

Në një tjetër video shihet se si Liria e zhagit ndeshjen. 4 futbollist shtrihen në fushë duke aktëruar se janë të lënduar.  

Istogu ka bërë thirrje nga Federata e Futbollit të Kosovës që të marrë masa ndaj Lirisë.