75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gazetari i “The Guardian”-it: Kosova mori goditje të madhe me Muriqin, Anglia do të ketë punë me Nuhiun

Mediumet angleze kanë filluar të raportojnë rreth mungesës së madhe që do të ketë Kosova për dy ndeshjet e ardhshme.

Sulmuesi Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Çekisë dhe Anglisë për shkak të lëndimit.

Gazetari Nick Ames që shkruan për gazetën “The Guardian”, ka thënë se lëndimi i Muriqit është humbje e madhe për Kosovën.

“Goditje e madhe për Kosovën para javës që mund të ishte e jashtëzakonshme për ta. Muriqi është një nga qendërsulmuesit më interesant në Evropë për momentin dhe poashtu në formë fantastike. Duket se Anglia do të ketë punë me sulmuesin e Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu” shkruan Ames në Twitter.