75 Mall Live Search
17:08 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sindikata e RTK-së ‘kërkon strehë’ te LDK dhe VV, në vend se të bëj thirrje për politika jashtë këtij mediumi

Kryesia e Sindikatës së RTK-së gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me anëtarë të kryesisë së LDK-së, disa ditë pasi u takuan me ata të VV-së. Kjo sindikatë në vend që të bëj thirrje për të drejta të punëtorëve, siç duket po ‘kërkon strehë’ tek partitë politike.

Përmes një komunikate për media nga LDK, u bë e ditur se anëtarë të kryesisë së saj sot zhvilluan takim me Kryesinë e Sindikatës të RTK-së.

Në njoftim, u bë e ditur se gjatë takimit është biseduar për funksionin e mirëfilltë të RTK-së dhe çështje të tjera që lidhen me televizionin publik.

“RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre. Si i tillë, LDK nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt”, thuhet në komunikatën e LDK-së.