75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E dashura e yllit napolitan, nuk frikohem të jetoj në Napoli

E dashura e yllit të Napolit, Lorenzo Insigne ka heshtur zërat se largimi nga qyteti i Napolit po vjen me të ftohtit e janarit, pasi siguria për të nuk është më maksimale.

Si duket disa kacafytje mes burrit të saj dhe presidentit të klubit De Laurenttis, kanë bërë që tifozët napolitan të ia “mërzisin” pak a shumë jetën bukuroshes, shkruan Indeksonline.

Tifozët po kërcenojnë Jenny Darone se po bëhet një Wanda Icardi e dytë, ata po pandehin që përkundër dëshirës, Darone nuk do të qëndrojë më në Napoli dhe kjo është njëra ndër problemet që tifozët napolitan kanë me të.

Pavarsisht gjithë kësaj, Darone sqaroi situatën, duke thënë që asnjëherë nuk është bërë pjesë e vendimeve madhore të bashkëshortit të saj.

/Indeksonline/