“Varë” atletet në gozhdë, David Villa
Ish- lojtari i shumë skuadrave në Evropë dhe përtej oqeanit, David Villa u pensionua sot nga futbolli.
David Villa së fundi ishte pjesë e Vissel Kobes, në Japoni, ndërsa paralajmëroi se në fund të këtij sezoni ai do ndalë së ushtruari profesionin e tij 19- vjeçar, shkruan Indeksonline.
Ai ishte pjesë e Barcelonës, Valencias e Atletico Madridit, si edhe kishte 98 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës për të cilën realizoi 59 gola.
“Do ndaloj së luajturi, por asnjëherë nga futbolli. Unë dhe grupi im DV7, do jemi përherë pranë sportit më të bukur në botë”, u shpreh Villa.
/Indeksonline/