Sulmuesi, që pritet të jetë titullar për çekët ndaj Kosovës
Ka mbetur vetëm edhe një ditë për ndeshjen vendimtare Çekia – Kosova, ndërsa selektori i këtij vendi ka filluar të shfaqë brengat e para të tij para duelit.
Në deklaratën para ndeshjes, selektori Jaroslav Silhavy ka treguar se kush do të jetë në vend të Patrick Schick.
Ai ka thënë se si opcion është duke e shikuar Libor Kozakun, ish sulmuesin e Aston Villës, por edhe Martin Dolezalin e Jablonecit.
“Të dy mund të shënojnë, por Dolezal na përshtatet më shumë. Ai është më i lëvizshëm dhe mund të krijojë hapësira tepër të mëdha në lojë pa top,” ka bërë të ditur selektori çek.

Kosova sot do të mbërrijë në Çeki derisa do të zhvillohen seancat stërvitore në stadiumin ‘Doosan Arena’ të Plzenit, aty ku nesër do të zhvillohet ndeshja./Indeksonline/
