75 Mall Live Search
15:19 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

ASHAK telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Regjisorja kosovare, Arzana Kraja u gjet e vdekur sot në banesën e saj në Prishtinë.

Lajmi për vdekjen e vajzë së Kryetarit të Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka tronditur të gjithë e sidomos komunitetin artistik, shkruan Indeksonline.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisores për familjen Kraja kanë dërguar edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Më poshtë telegrami ngushëllues:

I nderuar akademik Kraja, vdekja e papritur e bijës suaj ka tronditur thellë gjithë kolektivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Është kjo një dhimbje e madhe për ju dhe për familjen, për miqtë dhe dashamirët tuaj dhe për të gjitha ata që e kanë njohur dhe e kanë dashur Arzana Krajën, regjisore e skenariste filmi, artiste e shquar dhe e dëshmuar me vepra të vlerësuara lart.Duke qenë me ju dhe pranë jush në këto çaste tejet të hidhura, duke bashkëndjerë për humbjen e madhe që ju ka gjetur, ju lutem, në emër të të gjithë anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të stafit drejtues dhe të administratës, si dhe në emrin tim personale, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.