75 Mall Live Search
16:15 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

UNDP shënon Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit INTERDEV 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave, të premten, më 15 nëntor, në Qendrën Kulturore në Viti, duke filluar nga ora 11: 00.

13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane nga Vitia dhe Dragashi do të prezantojnë bizneset e tyre në këtë ngjarje duke shfaqur produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.

Kryetari i Komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti, përfaqësues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, UNDP-së dhe zyrtarë komunal do të jenë të pranishëm në këtë panair.

Ngjarja është e organizuar në bashkëpunim me komunat e Vitisë dhe Dragashit. Projekti INTERDEV financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.