75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I jepet lamtumira e fundit regjisores kosovare, Arzana Kraja

Arzana Kraja u gjet e vdekur dje në banesën e saj në Prishtinë.

Ndërsa, sot regjisorja kosovare është përcjellur në banesën e fundit, shkruan Indeksonline.

Familjarë, miq e kolegë ishin pjesëmarrës në varrimin e saj në  Varrezat e Qytetit në Prishtinë, në mesin e tyre edhe aktorja e njohur kosovare e cila mbajti edhe një fjalim emocionuese.

Kujtojmë që Arzana shquhej për filma dhe si një nga regjisoret më të suksesshme kosovare e cila la gjurmë të pashlyeshme në art.

Ndryshe, Arzana është vajza e akademikut, Mehmet Kraja./Indeksonline/