Valon Berisha: Nuk e di pse ndodhi kjo sot kur na është nevojitur fitorja
Si gjithë lojtarët e tjerë të Kosovës ashtu edhe Valon Berisha është ndjerë i zhgënyer nga humbja e tyre kundër Çekisë.
Ai pas ndeshjes tha që nuk kanë mundur ta tregojnë vetën e po ashtu tha që nuk e dinte se pse ndodhi kjo humbje.
“Nuk kemi mundur ta tregojmë vetën, filluam pjesën e dytë mirë dhe shënuam, por më pas ata filluan të luajnë më mirë dhe ne e humbëm lojën, nuk e di pse ndodhi kjo sot kur na është nevojitur fitorja”, u deklarua Berisha.
/Indeksonline/.