Aksident në Lluzhan të Podujevës, dyshohet për një të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lluzhan të Podujevës, saktësisht afër marketit “Mega Center”, shkruan Indeksonline.
Dyshohet se një person ka humbur jetën në këtë aksident.
Sipas informacioneve, Policia e Kosovës dhe ambulanca është në vendin e ngjarjes.
Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.



