Pyetja nga gazetari shqiptar që bëri trajnerin e Anglisë të shpërthente në të qeshura
Anglezët kanë mbetur të impresionuar me mikpritjen që u kanë bërë kosovarët. Trajneri Gareth Southgate në konferencë për shtyp, ishte i nderuar me mbështetjen që po i bëhet Kombëtares së tij.
Tifozët kosovarë pritet që në ndeshjen e nesërme të tregojnë respekt dhe të duartrokasin sidomos lojtarët me ngjyrë. Megjithatë, anglezëve nuk iu ka pëlqyer sjellja e Raheem Sterling që është përleshur në stërvitje me Joe Gomez. Pas kësaj mesfushori i Manchester Cityt u suspendua dhe nuk luajti kundër Malit të Zi.
Kritikat e tifozëve anglez kanë qenë të mëdha karshi
sjelljeve të Sterling dhe në ndeshjen ndaj Kosovës ai mund të fishkëllehet.
Gazetari Arlind Sadiku, lidhur me këtë bëri një pyetje që shtyu afro 100
gazetarë të shpërthenin në të qeshur. “E përmendët që ka pasur mbështetje
të madhe për anglezët veçanërisht për lojtarët me ngjyrë dhe nesër poashtu
pritet të ketë duartrokitje nga kosovarët. A do të ishte ironike sikur tifozët
e Anglisë të fishkëllenin Sterlingun për atë çfarë i ka ndodhur me
Gomezin?”
Trajneri Southgate u përgjigj duke qeshur: “Po do të ishte shumë ironike. Nuk do të ishte gjëja më e çuditshme e javës por do të ishte ironike gjithsesi”.