Kurti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’: Më lart se kaq nuk është e mundur, FORCA
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sonte është përsëri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, njësoj si në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi.
Këtë herë Kurti ka deklarua se më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë, transmeton Indeksonline.
Ai nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë e cila ndeshet me Francën, duke thënë se njërën e pret Kosova tjetrën Shqipëria.
Postimi i plotë:
Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria. Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë. Ju përshëndes nga tribunat e Lindjes në “Fadil Vokrri”. FORCA!