Ryshfet në zgjedhjet e 6 tetorit, arrestohet një person në Mitrovicë
Një personi në Mitrovicë i është caktuar masa e paraburgimit për “Dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin”.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24- orësh të Prokurorit të Shtetit.
“Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, thuhet në raport./Indeksonline/