Gjendet një mjet i pashpërthyer, në Ferizaj
Një person në Ferizaj ka njoftuar policinë se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer.
Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë siguruar mjetin e dyshuar, ndërsa tërheqjen e këtij mjeti e kanë bërë OED të KFOR-it dhe FSK-së.
Ferizaj 18.11.2019-16:10. Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar mjetin e dyshuar, ndërsa njësitë OED të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes. /IndeksOnline/