Aplikoni këtë maskë dhe do të keni menjëherë flokë më të dendur e më të bukur
Të gjithë stresohemi kur shohim se sa flokë na bien për tokë. E vërteta është që rënia e 50-100 fijeve floku në ditë është normale. Nëse shihni që po humbisni më shumë, mund të ketë një problem. Në vend që të bini pre e marketingut të shampove dhe produkteve të kushtueshme që premtojnë flokë të bukur e të dendur.
Maska 100% natyrale për të cilën do të flasim në këtë artikull, është ideale për të përmirësuar shëndetin e flokëve, për t’i bërë ata më të plotë dhe për të ndaluar rënien.
Aplikimi njëherë në javë i kësaj maske mund t’ju sigurojë gjithë përfitimet e sipërpërmendura.
Përbërësit:
1 vezë mesatare
1 banane mesatare
1 lugë gjelle mjaltë
½ gote birrë
Përgatitja:
-Vendosni gjithë përbërësit në një blender.
-Miksojini përbërësit derisa të merrni një masë konistente.
Aplikojeni maskën në flokë të pastër dhe skalp jo të yndyrshëm në mënyrë që përbërësit e maskës të përthithen maksimalisht nga skalpi. Vendosni më pas një kapuç dushi dhe prisni për 1-2 orë. Më pas lani flokët me ujë.
Përbërësit e maskës bashkëpunojnë për të fuqizuar rrënjët e flokëve dhe për të parandaluar këputjen dhe rënien e tyre, por edhe stimulimn e flokëve të rinj. Banania fuqizon seksionet e dëmtuara të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokut dhe riparojnë flokët e dëmtuar, kurse birra luan shumë mirë rolin e balsamit pasi stimulon rritjen e flokëve, falë përbërësve që përmban.
Sigurisht, përbërësi me yll në këtë maskë është veza. Ajo përmban proteina të një cilësie të lartë, të cilat sigurojnë flokë të shëndetshëm dhe stimulojnë rritjen